FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vokshi fton Spiropalin në çadrën e protestës: Mjafton vetëm një ditë që të kuptoni …

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i ka bërë një ftesë publike sekretares për Rininë në PS, Elisa Spiropali, që të shkojë në çadrën e protestës të opozitës të paktën për një ditë.

Në emisionin “Studion e hapur” të gazetares Eni Vasili në “News24”, deputetja demokrate tha se do të mjaftonte vetëm një ditë në çadrën e lirisë për t’u njohur me hallet e qytetarëve.

“Mjafton vetëm një ditë për të kuptuar vuajtjet që qeveria juaj i ka shkaktuar shqiptarëve. Do të dëgjoni hallet e shumë qytetarëve. Do të dëgjoni nëna që nuk kanë me çfarë të ushqejnë fëmijët e tyre”, tha deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?