FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vota kundër SHBA, Flamur Noka: Rrëzimi i qeverisë “Rama” është urgjencë kombëtare

Pas votimit të djeshëm në OKB kundër SHBA-së, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Flamur Noka deklaron se rrëzimi i qeverisë “Rama” është urgjencë kombëtare.

Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, deputeti demokrat deklaron se shqiptarët duhet të rreshtohen përkrah SHBA në çdo rrethanë e për çfarëdo lloj arsye.

Komenti i plotë i Flamur Nokës

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndihemi te tronditur nga rreshtimi ne OKB i vendit tone kunder SHBA..Ajo eshte nje vote kunder interesit tone kombetar…Ne shqiptaret duhet te rreshtohemi perkrah SHBA ne cdo rrethane e per cfaredo lloj arsye .SHBA nuk eshte vetem aleat strategjik pasi per ne aleanca ne krah te SHBA eshte jetike.Ne i detyrohemi me shume se cdo komb SHBA. Eshte vetvraje per ne te harrojme faktin se ishte Presidenti amerikan Uillson qe vendosi veton per ekzitencen e Shqiperise ne konferencen e Paqes. Nuk mund te jemi kaq mosmirenjohes e te harrojme se ishte Presidenti Bush qe vendosi vijen e kuqe mbi Kosove .Ishte presidenti Klinton ai qe imponoi aleateve mes te cileve kishte shume ngurrime ,vullnetin e herkurt amerikan per ta cliruar Kosoven.Ishte Presidenti Bush (junior ) qe nga Tirana njohu pavaresine e Kosoves .Eshte po ashtu fakt qe sot e kesaj dite SHBA ka lobuar dhe lobon me shume se edhe vet Kosova dhe Shqiperia per njohjen e Kosoves. Pra ndryshe nga shume vende tjera lidhja jone me SHBa eshte krejt tjeter .Ndaj rreshtimi kunder SHBA eshte kunder interesit tone kombetar .

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe Edvin Rama dhe qeveria e tij u rreshtuan me kete votim qartas kunder interesit kombetar .Ndaj dhe eshte urgjence rrezimi i kesaj klike uzurpatore qe votoi dje ne emer te bandave, te krimit organizuar dhe te trafikanteve te droges por jo ne emer te shqiptareve .

Eshte urgjence rrezimi i Edvin Rames pasi cdo dite qe kalon me shume duke qendruar ne pushtet eshte fature per Shqiperine.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?