Vota kundër SHBA, Manjani: Shkak i ”tradhtisë” është SPAKU, raporti me LU-në…

Vota e Shqipërisë kundër SHBA-së në OKB, shkaktoi një furtunë akuzash dhe lum komentesh mbi këtë qëndrim.

Por pse Tirana zyrtari doli kundër Presidentit Trump? Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, kjo votë ka ardhur nga marrëdhënia që ka qeveria me ambasadorin Lu, të cilën Manjani e cilëson të palumtur.

”Votimi i Shqipërisë në OKB kundër SHBA, ngjan më tepër me një “palumturi” të qeverisë me Ambasadorin Lu”,-shkruan Manjani në një postim në Twitter.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej Manjani shton se e gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të SPAKUT. ”Ky i fundit duhet të jetë në pozitë të vështirë me superiorët e tij, pas kësaj “tradhëtie” që i bëri qeveria e një vendi pro-amerikan… Mesa duket shkaku është SPAKU”,-thekson ish-ministri i Drejtësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?