Vota kundër SHBA. Shqipëria rrezikon të humbas miliona dollarë në vit?
Para votimit në OKB Presidenti i SHBA Donald Lu deklaroi se vendet që do të votonin kundër SHBA nuk do të merrnin më ndihma dhe projektet. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar të DASH për pasojat që do të kenë shtetet që dolën kundër Amerikës në OKB, por çfarë rrezikon Shqipëria nëse Presidentit Donald Trump vendos të verë në zbatim planin për shtetet që i dolën kundër.
Shqipëria përfiton çdo vit nga SHBA rreth 27 milion dollarë kesh, raporton Faktor.al. Pjesa më e madhe e këtyre parave shkon për reformën në drejtësi përmes programeve dhe projekteve të ndryshme. sepse sapo botuar në fletoren zyrtare planin e veprimit për Strategjinë (Reformës) e Drejtësisë, çka ishte një detyrim ligjor.
Më datë 2 Nëntor 2016 Këshilli Ministrave miratoi vendimin për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2017-2020 dhe të Planit të saj të Veprimit. Ndërsa një vit me vonesë ka zbardhur përmbajtjen e planit të veprimit me kostot përkatëse, ku janë përfshirë edhe donatorët, kryesisht SHBA. Por nëse paratë e SHBA-ve do të ngriheshin, ku do ti gjente paratë Qeveria Shqiptare?
Në prill të këtij viti qeveria amerikane firmosi edhe një fond shtesë prej 6.3 milionë dollarësh në kuadër të marrëveshjes së ndihmës me palën shqiptare për reformën në Drejtësi dhe qeverisjen e mirë.
Kuvendi e ratifikoi ndryshimit 7-të të marrëveshjes së ndihmës “për forcimin e shtetit të së drejtës, qeverisjen e mirë dhe krijimin e kushteve për një rritje ekonomike me bazë të gjerë dhe të qëndrueshme”.
Përmes këtij ndryshimi shuma totale e ndihmës financiare të parashikuar nga qeveria e SHBA-së për periudhën 2013-2018, nga 35.2 milion dollarë shkoi në 60 milion dollarë.
Po ashtu, një fond shtesë me mbi 6.3 milion dollarë do të alokohet për arritjen e objektivave në tri fusha kryesore: forcimi i sundimit të ligjit, ku shtesa shkon për projektin pesëvjeçar (2016-2021) “Drejtësi për të gjithë”, që do të ndihmojë drejtuesit e gjykatave në përmirësimin e punës së tyre; në asistencën teknike për qeverisjen vendore për zbatimin e legjislacionit dhe decentralizimit dhe fusha e tretë është konkurrueshmëria, në drejtim të përmirësimit të aftësisë konkurruese të biznesit dhe forcimin e sektorit financiar.
KOHA JONË SONDAZH

