FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Votat e PD pro Ruçit, Nishani: Shitblerje e turpshme. Mos kryqëzoni Bashën (Video)

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar të turpshme rrjedhjen e dy votave nga opozita që shkuan në favor të votimit të Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit.

Në një intervistë për ‘Studio e Hapur’ në “News24” Nishani i doli në mbrojtje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se ky i fundit nuk ka përgjegjësi për këto dy vota, duke ia adresuar fajin personave që kanë votuar pro.

“Nuk kam qenë në sallë. E ka ndjekur procesin e votimit përmes mediave, besoj se është një shitblerje e votës. Vijimësi e turpshme e një mentalitetit të vjetër. Nuk besoj se zoti Ruçi është angazhuar të blejë njerëz të opozitës, tjetërkush është angazhuar të blejë deputetë. Është e turpshme që dy deputetë të opozitës e kanë bërë këtë. Me këto dy vota nuk rrezikohej posti i Ruçit. Kjo është për turpin e tyre. Është e padrejtë që të kryqëzohet Basha për votën e dy personave që nuk kanë moral, nuk ndjejnë dinjitet. Është përgjegjësi e tyre personale dhe jo e Bashës. Ka një përgjegjësi brenda grupit, por nuk dihet të kryqëzojmë kryetarin. Duhej që momenti i votimit të bojkotohej. Çdo njeri ka dyshimet e veta për emrat, por kjo nuk ka rëndësi”, tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?