Votat pro Ruçit, Salianji e Strazimiri mbrojnë Bashën: Rezultatin e manipuloi komisioni

Zgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit me 80 vota pro, dy nga të cilat rezultojnë nga radhët e opozitës së djathtë ka shkaktuar edhe reagimin e menjëhershëm të demokratëve të cilët akuzojnë jo vetëm ata që votuan pro, por edhe vetë kryedemokratin Lulzim Basha i cili po dëshmon dështimin me përzgjedhjen e listës së deputetëve.

E në këtë vorbull revolte, kanqë ndërhyrë dhe dy deputetët Gent Strazimiri dhe Ervin Salianji, që njihen edhe si mbështetës të Bashës, të cilët justifikimin për rrjedhjen e votave nga radhët e grupit parlamentar demokrat e gjejnë tek Komisioni i posaçëm i votimit që ngrit që sipas tyre ka manipuluar votat e tyre.

Salianji në një reagim për mediat akuzoi komisionin e numërimit të votave për manipulim të rezultatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jane te turpshem ne çdo akt, jo vetem ne propozimin kriminal por edhe ne proceduren e zgjedhjes! Vjedhin dhe kur e kane ne tavoline rezultatin. Vesi nuk i le dhe kur kane numrat, nuk e kane per turp te vjedhin votat edhe te deputeteve!

Swiss Digital Mobile Reklama

Keta kane vjedhur zgjedhjet ku kishim 4 komisionere jo ketu qe e kishin bosh!

Qendrimi i PDSH ishte i qarte, me perbuzje refuzoi dhenien pushtet vlerave kriminale qe i propozoi Rama shqiptarëve me Ruçin!!”- tha deputeti demokrat i Korçës.

Ndërsa deputeti tjetër Gent Strazimiri përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook” shkruan se priste më shumë rrjedhje votash përmes Komisionit të numërimit.

“Vetëm 2 vota tepër? Prisja me shume nga “shokët” e Komisionit të numërimit…. “Realizimi I planit” vetëm 102%…?!”- shkruan Strazimiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?