Shpërthen dhëndri i Berishës: U thye morali i PD, zuzarët shkuan pas parasë
Pak minuta pas zgjedhjes së Gramoz Ruçit me 80 vota pro si kryetar i ri Kuvendit, ka reaguar ashpër edhe Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës. Me një gjuhë të ashpër kreu i departamentit për Mjedisin në PD ka thënë se nuk është faji i Ramës, por i vetë PD që i është thyer busulla morale.
Statusi i Jamarbër Malltezit
Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot, seancen e pare te kuvendit 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte me faji i edvinit qe si hajdut blen dhe korrupton, por i PD qe e krijuam me mund, sakrifica dhe perballje me kucedren komuniste por qe tani i eshte thyer busulla morale. Si do motivojme njerezit e thjeshte kur ata shohin qe dalin ca zuzare qe shkojne sipas parase se piste te edvinit? Pse do votojne PD kur njerezit e thjeshte mund te bejne fare lehte te njejten gje qe benkan ca zuzare? Turp dhe trishtim! Palacollek.
Rrjedhja e votave të opozitës së djathtë në drejtim të mazhorancës së PS-së dhe votimit të Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit, ka sjellë reagime të shumta sidomos në radhët e PD-së.
Një ndër ta është edhe Edit Harxhi, ish-zv.ministre e Jashtme, kur ministër ishte vetë Lulzim Basha, anëtare e kryesisë së PD-së dhe Këshillit Kombëtar.
Për Harxhin, Lulzim Basha e ka mbyllur sot karrierën politike, por jo vetëm kaq.
Ja çfarë shkruan Edit Harxhi në Twitter:
Lulzim Basha e mbylli sot karieren e tij politike dhe morri me vete edhe nderin e PD,bashke me ata qe u bene pale sot me pinjollet e komunizmit.

KOHA JONË SONDAZH

