Votimi i Kryeprokurores, PD: I manipuluar, u vodhën votat; Proçesi nul

Votimi me 69 vota pro kandidaturës të Arta Markut si Kryeprokurore të Përkohshme, është një proces i manipuluar dhe nul. Këtë qëndrim mban Partia Demokratike, e cila përmes deputetëve të saj, denoncuan procesverbalin e votimit ku vërtetohet falsifikimi dhe manipulimi i votës së deputetëve.

Sipas procesverbalit, në votim kanë marrë pjesë me votë pro disa deputetë të opozitës, ç’ka vërteton vjedhjen e votës në Kuvend. Deputetja e PD-së, Jorida tabaku tha se ky votim është një puç kushtetues dhe për më tej i pavlefshëm.

”Sot akti i zgjedhjes së PPP (Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm) përveçse një puç kushtetues ishte dhe një proces i falsifikuar. Të paktën në dy raste deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë kartat dhe kanë votuar duke e zhytur akoma dhe më shumë në paligjshmëri dhe antikushtetuetshmëri këtë proces. Ky proces nisi dhe bitisi si i pavlefshëm!”, tha Tabaku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deputeti Ervin Salianji tha se do të ketë ndjekje penale për vjedhjen e votës së deputetëve në Kuvend. Sipas tij, kjo vjedhje ja delegjitimuar Kuvendin.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Ndjekje penale për vjedhjen dhe tjetërsimin e votës së deputetëve! Deputetë të maxhorancës vjedhin votën në sallën e parlamentit; në prani të kamerave, të fotografëve dhe të çdo shqiptari që ndiqte këtë seancë. Mendoni çfarë kanë bërë me votën e qytetarëve. Mendoni çfarë kanë bërë dhe bëjnë me tenderat dhe aferat korruptive që janë në dokumenta që nuk i sheh dot publiku”, u shpreh Salianji.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?