Votimi i Ruçit, Çollaku: Ja çfarë do t’u bëjmë atyre që tradhtuan PD!
I ftuar në #DritaremeRudinën, në Vizion Plus, kreu i Departamentit të PD, Kreshnik Çollaku tha se për ata që tradhtuan brenda grupit të PD dhe dhanë votat për zgjedhjen e Ruçit në krye të Kuvendit, do të ketë ndëshkim.
“Ishte një akt turpërues, që goditi të gjithë demokratë. Kjo histori nuk është mbyllur. Këta individë do të gjenden dhe do të ndëshkohen. Do të përjashtohen nga grupi parlamentar I PD dhe çdo lloj strukture të kësaj partie. Ishte një goditje sidomos ndaj Bashës, pasi ai u besoi dhe ata e goditën pas shpine”, tha Çollaku.
KOHA JONË SONDAZH

