‘Votimi me detyrim’ Edmond Spaho i përgjigjet Dodës: PDIU bleu votat!

Deputeti Edmond Spaho këmbëngulë në idenë e tij që votimi në zgjedhje duhet të jetë detyrim.  N/kryetari i PD ka replikuar me Sekretaren e PDIU, Mesila Doda, pasi kjo e fundit u shpreh dje se me propozimin e Spahos, PD që solli lirinë po propozon ta kufizojë.

 Edmond Spaho e akuzon PDIU për blerje votash, ndërsa deklaratat e Dodës i cilëson si gjepura duke marrë shembull Greqinë. “Po ne Greqi qe eshte djepi i demokracise dhe kane votim me detyrim nuk cenohen lirite e individit? Gjepura! Zullum eshte te blesh vota sic ben PDIU dhe qe i intereson cdo sistem qe lejon shitblerjen e votes. Keshtu i moren te gjithe mandatet ne 2017 dhe pastaj flasin per te drejta dhe liri te njeriut” thotë Spaho në Facebook.

 Pak ditë më parë n/kryetari i PD, Edmond Spaho propozoi që pjesë e aksionit opozitar për reformën Kushtetuese dhe Zgjedhore duhet të jetë dhe detyrimi me ligj për të votuar në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Por Kushtetua jonë e përcakton vetëm si të drejtë dhe jo detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje, ndërsa debati ka nisur në Europë pas referendumit për BREXIT.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?