FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Votimi me detyrim”. Mesila Doda: Është tronditëse, PD që solli lirinë propozon ta kufizojë atë

Deputetja e PDIU Mesila Doda nuk ka pritur aspak mirë propozimin e opozitës për të fiksuar në Kushtetutë dhe Kod votimin me detyrim të qytetarëve.

I propozuar nga nënkryetari i PD Edmond Spaho, sipas Dodës kufizon lirinë e qytetarëve dhe këtë e bën pikërisht PD, partia e cila solli lirinë më 1990.

Doda saktëson se ky është akti i fundit i shtrëngimit të vullnetit të qytetarëve dhe këtë nuk e bën mazhoranca dhe qeveria por e bën opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Te votosh eshte detyre qytetare, por votimi me detyrim eshte vetem akti i fundit i shtrengimit te vullnetit te qytetareve…

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo qe te trondit me fort eshte qe inisiativa te tille qe kufizojne lirine e individit propozohen jo nga pushteti, por nga opozita qe ende eshte ne qeveri…

Partia qe solli lirine ne Shqiperi, po mendohet gjate se si duhet te kufizoje lirine, me shpresen e kthimit me strategji te bleteve te arratisura nga kosherja…

Asgje qe te kete lidhje me lirine, shpresen, drejtesine, frymezimin, progresin nuk paska shans te vije nga meskiniteti e marrveshjet e erresires. Kohe te veshtira e me shume se kaq, shoh te vijne ne vend. Bashke po e rrisin zullumin….

E veshtire te pranohet ne nje vend me histori gjysem shekulli diktature, qe me force njeriun edhe mund ta shtrengosh, por kurre nuk do ta besh te kuptoje e te pranoje dhunen tende”, shkruan Doda në rrjetin social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?