Votimi në Parlament/ Rama ka kundër jo vetëm opozitën, por edhe Qeverinë holandeze

Parlamenti holandez i ka thënë përfundimisht “jo” shpresës së Shqipërisë për hapjen e negociatave këtë vit, pavarësisht mbështetjes së vazhdueshme nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Europian.

Kështu, parlamenti holandez, me 105 vota pro ndër 150 deputetë, ka aprovuar mocionin e Pieter Omtzigt, Nico Drost dhe Anne Mulder për t`i kërkuar qeverisë mos hapjen e negociatave me Shqipërinë për 2019-ën. Kujtojmë se Anne Mulder është edhe raportuesi për Shqipërinë i delegacionit të parlamentit holandez në Tiranë në fillim të Majit. Ky delegacion doli me një raport të zgjerura vetëm një ditë përpara progres raportit të KE-së, dhe çuditërisht në pjesën më të madhe të tij nënvizohej progresi i madh i vendit.

Rezultatet e votimeve te djeshme ne Parlamentin e Holande: e para eshte per Shqiperine, e dyta per Maqedonine

Swiss Digital Desktop Reklama

Per Maqedonine kane votuar 6 parti opozitare, ndersa per Shqiperine po ato parti +3 qeveritare (VVD, CDA, CU).

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, ndryshe nga sa thote Kryeministri Rama, Shqiperia nuk e ka problemin thjesht te opozita ne Holande, por edhe qeverine e ka kunder

Vizat

Paçka se votimi i së mërkurës është një shuplakë e rëndë për aspiratat e Shqipërisë në Europë, vendi ynë i ka shpëtuar një ndëshkimi më të rëndë. Ligjvënësit holandezë kanë hedhur poshtë me votë një tjetër mocion, që kërkonte mos hapjen e përjetshme të negociatave me Shqipërinë. Vetë ministri i jashtëm holandez, Stef Blok u shpreh se rekomandimi i Komisionit Europian për hapjen e negociatave është i parakohshëm, pasi Shqipëria nuk ka përmbushur kriterin e luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasada holandeze në Tiranë ndërkohë, ka reaguar zyrtarisht ndaj këtij vendimi, duke theksuar se,  qeveria holandeze është ende e hapur ndaj perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Përpara se negociatat e anëtarësimit të mund të hapen, ka ende hapa që duhen ndërmarrë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, thuhet në reagimin e ambasadës holandeze.

Votimi vjen vetëm disa javë pas një tjetër votimi të parlamentit holandez, që kërkonte rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë. Vetëm një ditë më parë, kreu i Këshillit Europian, Donald Tusk, pasi vlerësoi maksimalisht arritjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, vuri në dukje faktin se, disa vende anëtare nuk e duan integrimin e dy vendeve.

Nga ana tjetër, disa media të ndryshme europiane bëjnë me dije se liderët e 28-tëshes do të vendosin të shtyjnë sërish, për  një datë tjetër, hapjen e negociatave me dy vendet ballkanike. Ndërkohë, mediat zvicerane bëjnë me dije se, ligjvënësit në vend po vlerësojnë nisjen e një debati të ngjashëm me Holandën, për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?