FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Votimi për Ruçin/ Akuza e PD për manipulim, vjen reagimi i parë nga Komisioni: Pika që s’u bie!

Pas akuzave të Partisë Demokratike për manipulim të procesit zgjedhor ka ardhur edhe reagimi nga një prej anëtarëve të komisionit të votimit.

Deputeti socialist Ulsi Manja deklaron se votimi ishte në transparencë të plotë, në prani të kamerave dhe 140 deputetëve.

“Po lexoj në disa portale që Komisioni i Votimit për Kryetarin e Kuvendit paska deformuar rezultatin e votimit apo diçka të tillë më duket, në përpjekje për të justifikuar rrjedhjen e 3 votave të PD (2 vota pro Ruçit dhe 1 e pavlefshme ).
Epo transparencë më të madhe se sa ky votim unë nuk di të ketë: fletët u firmosën dhe u vulosën në prani të kamerave live, në prani të kamerave dhe 140 deputetëve u votua, live u numëruan dhe ju treguan deputetëve dhe publikut fletë për fletë dhe këta përsëri kanë gojë e flasin! Pika që s’u bie se çfarë opozite paskan ndërmend të bëjnë në këtë legjislaturë!”, shkruan Manja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?