FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Votimin kundër SHBA se kam menduar kurrë”

‘Votimi kundër SHBA, s’e kam menduar kurrë’ eshte shprehur mbremjen e sotme presidenti Meta ne nje interviste ne Opinion.

‘Asnjëherë nuk kam menduar personalisht se mund të ndodhte një votim i tillë në një situatë të tillë kur kërkesat kanë qenë publike të bëra dhe nga Presidenti i SHBA-së dhe nga Ambasadorja e SHBA-së në OKB,’ tha Meta.

Meta: Qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme, të jenë të mirëkonsultuara

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta: Për çështje të rëndësishme duhet konsensus i gjerë

Swiss Digital Mobile Reklama

Qëndrimet e Shqipërisë për çështje të rëndësishme sidomos në raport me aleatët tanë më të rëndësishëm duhet të jenë mjaft të qëndrueshme, të besueshme dhe të mirëkonsultuara. Pra, duhet të reflektojnë një konsensus madje jo vetëm shtetëror, por edhe një konsensus më të gjerë për arsye sepse kemi çështje të rëndësishme siç është ende çështja e Kosovës, çështjet e shqiptarëve në rajon të cilat na kërkojnë përgjegjshmëri të madhe për të ruajtur besueshmërinë ndërkombëtare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?