Voton Presidenti Nishani: Sot dita që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon

I shoqëruar nga bashkëshortja, Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka votuar sot në orën 9:30 në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Pasi u takua me komisionerët dhe qytetarët që ishin duke pritur në radhë për të votuar, Presidenti Nishani ftoi shqiptarët të votojnë masivisht dhe të vendosin për një të ardhme më të mirë.

“Ju uroj një ditë të mbarë, të ketë pjesëmarrje sa më të madhe. Mesazhi im ndonëse demokracia ka sfida të shumta nëse shqiptarët vendosin që ajo të funksionojë, ajo do funksionojë. Sot është dita e veçantë që shqiptarët të tregojnë se demokracia funksionon, së pari përmes pjesëmarrjes dhe vendimit të tyre. Sot një ditë e shenjtë, uroj që Zoti të ndryshojë mendjet e tyre që të marrin një vendim për një të nesërme sa më të mirë”, tha Nishani.

Swiss Digital Desktop Reklama

I pyetur nëse ka informacion për procesin zgjedhor, Nishani tha: “Presidenti është tërësisht i shkëputur nga infrastrukura e menaxhimit të procesit; unë po e ndjek njesoj si ju. Unë dëshiroj që të jetë një ditë e qetë, që qytetarët të votojnë të qetë, t’u krijohet qetësi maksimale dhe mendoj se kjo është më e drejta, më e mira për të gjithë ne. Të gjithë duhet të marrin pjesë në votim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?