Vrasja e Fildez Hafizit/ Doda: Shoqëri e shurdhër e që ka mbyllur mendjen e zemrën për paqen

Sekretarja e përgjitshme e PDIU, Mesila Doda ka reaguar lidhur me krimin makabër ku një 53-vjeçar vrau ish-gruan e tij gjyqtare në një zonë qemdrore të Tiranës.

Doda shkruan: “Vrasja e Fildez Hafizit sot është kronike e një vrasje të paralajmëruar. Nesër pasnesër e kanë radhën të tjera gra, që me siguri kanë denoncuar, kanë tentuar të shpëtojnë por shoqëria jonë ka humbur çdo shqisë reagimi e mbrojtje… ndaj nuk do mbrojë gruan por do sillet si e çuditur dhe e alarmuar para vrasjes.”

Statusi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Shoqëria jonë tronditet për vrasjen e gjyqtares???

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne jemi shoqëri që alarmohemi, ne nuk tronditemi… ne nuk kemi aftësinë të kthejmë në forcë dhe mbrojtje, mësimin që del nga barbaria e rrugës.

Vrasja e Fildez Hafizit sot është kronike e një vrasje të paralajmëruar. Nesër pasnesër e kanë rradhën të tjera gra, që me siguri kanë denoncuar, kanë tentuar të shpëtojnë por shoqëria jonë ka humbur çdo shqisë reagimi e mbrojtje… ndaj nuk do mbrojë gruan por do sillet si e çuditur dhe e alarmuar para vrasjes.

Me dhjetra ligje, kërkesa prokuroreve, interpelanca, alarme e thirrje publike janë lëshuar, por rezultati përsëri është negativ. Kjo e jona me sa duket është një shoqëri e shurdhër e që ka mbyllur mendjen e zemrën për paqen, solidaritetin e drejtësinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?