Vrasja e gjyqëtares, Bregu thirrje ministres së Drejtësisë: Lëviz Etilda, kjo është luftë
Vrasja e gjyqëtares, Fildes Hafizi, nënës së tre fëmijëve nga ish-bashkëshorti i saj, ka shokuar opinion publik. Gjyqëtarja Hafizi, edhe pse kishte urdhra mbrojtje, u vra mizorisht sot në mes të Tiranës nga ish-bashkëshorti që në 2015 tentoi ta ekzekutonte në sy të fëmijëve. Mbi këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, e cila në një postim në rrjetin social facebook, shkruan se Vettingu duhet të nisë nga vendimet për krimin në familje.
Thirrja e saj është që të nis hetimi për prokurorin që kanosjen me armë e cilësoi si armëmbajtje pa leje. “Bëni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin që kanosjen me armë të atij që vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbaktje pa leje! Fillojeni Vettingun këtu! Për krimin më makabër që po shfaros gra e nëna përditë”,-shkruan Bregu.
Vrasësi përfitoi nga amnistia, për të cilën Bregu thotë se duhen hequr nga lista të gjithë ata që kanë marrë një dënim për tentativë për vrasje.
“Kërko të të japin llogari pa u zbardhur dita nesër, të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohën e apelimit, ekspertët pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentavivën për vrasje e për më tepër ndaj nënës së fëmijëve! Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh”,-shton Bregu!
Bregu i ka bërë thirrje ministres të emëruar të Drejtësisë, Etilda Gjoni. “Lëviz Etilda! Kërko të të japin llogari pa u zbardhur dita nesër, të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohën e apelimit, ekspertët pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentavivën për vrasje e për më tepër ndaj nënës së fëmijëve! Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh!”, vijon Bregu.
Statusi i plotë
Ka dalë nga burgu me amnisti në 2016?! Është dënuar për dhunë në familje, ka tentuar ta vrasë në 2015 dhe lirohet në 2016 për ta vrarë nënën e tre fëmijëve në 2017?!
Fillojeni Vettingun nga vendimet për krimin në familje! Urdhra mbrojtje të mohuara, të dhëna e të paekzekutuara, tentativa vrasje të amnistuara! Prokurorë pijanecë, gjyqtarë druvarë, ekspertë mashtrues! Bëni publik emrin e nisni hetimin për prokurorin që kanosjen me armë të atij që vrau nënën e fëmijëve sot e pa si armëmbaktje pa leje! Fillojeni Vettingun këtu! Për krimin më makabër që po shfaros gra e nëna përditë!
Lëviz Etilda!
Kërko të të japin llogari pa u zbardhur dita nesër, të gjithë gjykatat e drejtoritë e burgjeve për urdhrat e mbrojtjes, lirimet me kusht, kohën e apelimit, ekspertët pranë gjykatave! Hiqeni nga lista e amnistisë tentavivën për vrasje e për më tepër ndaj nënës së fëmijëve! Hiqini të drejtën e përfitimit nga ulja e dënimit çdo lloj dhunuesi grash e fëmijësh!
Nuk i mbron dot urdhri i mbrojtjes nëse nuk ashpërsohen vendimet kundër dhunuesve!
Nuk mbrojti dot as një nënë gjyqtarë! Nuk funksionoi drejtësia as për të bërë drejtësi për një grua e cila gjyqtarët që duhet të bënin seancën për një vepër të kryer në kushtet e flagrancës e kishin kolegë!!!
Po vrasin gratë e nënat përditë e ditën për diell! Dhe po bëhet kaq e zakontë sa as ndjeshmëri as përgjegjësi nuk po mban askush!
Kjo është luftë! Në luftë o vritesh, o të vrasin!
KOHA JONË SONDAZH

