Vrasja e gjyqtares, Klajda Gjosha: Çfarë po ndodh në këtë vend?
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka shprehur dhimbje për vrasjen e gjyqtares ditën e sotme në Tiranë.
Gjosha akuzon struktura e shtetit për mos reagim në kohën e duhur. Ndërsa ngre alarmin për gratë e tjerë që janë të dhunura në vend.
Postimi i plotë i Klajda Gjosha:
“Çfarë po ndodh në këtë vend? Një grua, një nënë, vritet në mes të kryeqytetit. Ajo çka ndodhi sot, është një këmbanë e fortë alarmi! Kur nuk mund të garantohet jeta e një gjygjtareje, cfarë sigurie mund të kenë sot dhjetar gra që dhunohen e kërcënohen?
Sa kurajo gjen në këtë vend një burrë për të vrarë gruan e tij, në mes të kryeqytetit, në mes te ditës! Forca e ligjit duhet t’i kishte dhënë një zgjidhje edhe këtij fenomeni, por sërish tepër vonë për jetën e nënës së dy fëmijëve të mitur!
Uroj që familja të gjejë forcë për të përballuar dhimbjen dhe shteti të zgjohet sa më parë nga gjumi i thellë!”.
KOHA JONË SONDAZH

