FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e gjyqtares, Ylli Manjani: Barbarët gjykohen dhe shpëtojnë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar për vrasjen e gjyqtares ditën e sotme, nga ish-bashkëshorti i saj. Manjani thotë se sot qytetaria humbi përballë barbarisë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Lajm shokues! Një zonjë, një nënë, një juriste dhe gjyqtare shumë e zonja humbi jetën nga dhuna barbare!

Swiss Digital Desktop Reklama

E humbi jetën pas një dhune permanente. Policia e Shtetit duhet ta dijë mirë këtë rast!

Swiss Digital Mobile Reklama

Fildesi ka qenë një studente ekselente. Përfundoi edhe Magistraturën shumë mirë.

Ishte një qytetare me rregulla dhe me moral e karakter të fortë!

Nuk ka më fjalë për këtë akt barbar!

Një provë tjetër e luftës ndërmjet Qytetarisë dhe Barbarisë! Qytetaria sot u godit rëndë!

Sistemi ligjor e shtetëror ende i trajton barbarët si qytetarë të barabartë! Kulmi i dështimit!

Shteti që nuk mbron qytetarinë është i rrezikshëm!

Na rrofshin, task-forcat; delta-forcat; forcat e armatosura se pikë force nuk kanë!!! Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, NGO, ministritë, deputetët, prokurorët, SPAK-erat e pesticide të tjera si këto! Nuk i duhen askujt! Qytetarët dhunohen e vriten, barbarët gjykohen dhe shpëtojnë! Nejse, ngushëllime të thella familjes!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?