FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja në Tiranë, PD: Përgjegjës, drejtuesit e Policisë

Sipas deputetit demokrat, pavarësisht se mijëra ngjarje kriminale që ndodhin çdo ditë në çdo cep të vendit qëllimisht fshihen nga policia, qeveria dhe media pranë saj, situata kriminale në vend po arrin nivele alarmante si kurrë më parë.

Masakra tragjike me katër të vrarë e ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një nga rrugët më të ruajtura të Tiranes, më shumë se sa autorët ka përgjegjës drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, Ministrin e Brendshëm dhe Kryeministrin e vendit, tha Strazimiri.

Sepse, vijoi ai, Kryeministri dhe banda e tij kanë krijuar të gjitha lehtësitë për autorin, djalin e deputetes Xhuvani, që të lëvizë i lirshëm me armë  në brez, madje të krijojë edhe një bandë kriminale dhe ta ushtrojë aktivitetin me shantazhe, gjobëvënie e vrasje në mes të Tiranës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri dhe banda e tij e kanë shndërruar Shqipërinë në një paraburgim të madh, ku rrasen “cip mbi cip” qytetarë të thjeshtë vetëm sepse vendosin një tullë, qytetarë që nuk kanë mundësi të paguajnë dritat se nuk kanë bukë të hanë dhe nga ana tjetër kriminelët dhe bandat e organizuara janë më aktive se kurrë dhe kanë kontrollin në territoret e tyre, u shpreh deputeti Strazimiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Strazimiri tha se autori i dyshuar, djali i deputetes Xhuvani, ka mbështetjen e Policisë, pasi ishte një nga persant që i shpëtoi aksionit të Lazaratit dhe u transportua me mjete ushtarake në Tiranë e u soll në oborrin e parlamentit për tia treguar edhe kamerave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?