Vuçiç sot në Kosovë, Thaçi nga Tirana: S’kemi arsye pse t’i frikësohemi

Kryeministri Hashim Thaçi e quajti një vizitë të zakonshme, ardhjen e kryeministrit serb në Graçanicë duke shtuar se nuk ka arsye pse të frikësohemi.

“Vizita e kryeministrit të Serbisë bëhet me lejen e institucioneve. Nuk është vizita e parë apo e fundit e ndonjë zyrtari serb. Janë vizita gati tashmë normale të zakonshme mes dy shteteve edhe pse jo të njohura reciprokisht. Është vizitë e karakterit humanitar dhe fetar, dhe ne do të fokusohemi si të intensifijkojmë dhe të mos i frikësohemi vizitave” tha Thaçi në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm Bushati, sot në Tiranë ku ndodhet për një vizitë zyrtare.

Thaçi tha se qeveria e Kosovës nuk e di axhendën e kryeministrit serb, “ai ka axhendën e vet, ne tonën. Sigurisht që ka deklarata që nuk pëlqehen por ne jetojmë në këtë rajon e duhet të punojmë të kalojmë së kaluarës dhe të shohim drejt së ardhmes”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?