FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vuvuzela e “Rama ik”, kryeministri pritet me protesta në Patos

Kryeministri Edi Rama pritet me protestë edhe në Bashkinë Patos ku do të zhvillojë sot takimin elektoral prezantues të kandidates së PS për mandatin e tretë Rajmonda Balilaj.

Dhjetëra mbështetës të opozitës janë mbledhur rreth 300 metra larg sheshit qendror të Patosit ku do të zhvillohet takimi i kryeministrit Rama me elektoratin e majtë. Me vuvuzela në duar dhe pankarta “Rama ik” ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

Të pranishëm janë edhe ish-deputetët Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj, ndërkohë që vihet re një numër i madh efektivësh të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Vuvuzela e thirrje “Rama ik”, kryeministri pritet me protesta në Patos

Ndërkohë ky është vendi i përgatitur për tubimin elektoral të kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?