FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhafaj: Një pjesë e ndryshimeve në Polici, për të luftuar kanabisin

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pranoi në Top Story këtë të hënë se një pjesë e ndryshimeve në Policinë e Shtetit lidhen me luftën kundër trafikut dhe kultivimit të kanabisit.

Top Channel ka hapur një sondazh në faqen e internetit, ku 62 përqind e lexuesve kanë lidhur këto ndryshime me luftën kundër hashashit dhe 38 përqind kundër.

Pyetjes së Sokol Ballës në lidhje me këtë, Fatmir Xhafaj iu përgjigj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një pjesë e ndryshimeve është e lidhur me nevojën e luftës kundër kultivimit të kanabisit”, tha ministri i Brendshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Xhafaj tha se vendimi për të marrë këtë post ishte vendimi më i vështirë në karrierën e tij politike. Ai nuk mohoi se emrin e tij e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët në krye të rendit dhe u shpreh se po të mos kishte mbështetjen e ndërkombëtarëve nuk do ta pranonte këtë post.

Vendimi për t’u bërë ministër i brendshëm ka qenë vendimi më i vështirë i karrierës time politike. Ka qenë një detyrë që nuk do ta dëshiroja kurrë dhe për shkak të detyrës. Fati, nevoja, kërkesa e kërkoi që të ulesha këtu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?