FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhafaj: Reforma kaloi, por negociatat me PD do vazhdojnë

Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi mbylli punimet pa praninë e Partisë Demokratike dhe me votimin nen për nen të draftit. Por Fatmir Xhafaj tha se është rënë dakort në 99 përqind të tij.

Ky votim nuk përjashton negociatat dhe diskutimet për çështjet ku palët nuk bien dakort sa u takon katër institucioneve të reja që dalin nga kjo reformë.

“Ka një çështje që është në diskutim dhe që ka të bëjë me formatin e disa prej institucioneve të sistemit të ri, pra për Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorëve për pjesën e jogjytarëve dhe joprokurorëve që zgjidhen nga Parlamenti, ashtu edhe për Kolegjin e Verifikimit dhe Apelimit. Ramë dakort që të kalojmë projektin dhe të lëmë mundësin e hapur që në ditë që vijnë të reflektohen ndryshimet që mund të bëhen për këto pika”, sqaroi Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Komisionit sqaroi se miratimi u bë sot për efekte kohore, për t’i hapur rrugë procedurave të tjera parlamentare dhe për të miratuar reformën në kohë, brenda këtij sesioni parlamentar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?