Xhafaj zbulon skenarin ‘e frikshëm’: Ja pse u shtynë zgjedhjet në Kavajë!

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka folur sot në lidhje me një skenar të opozitës për të krijuar destabilitet në vend, pikërisht ditën e dielë ku ishin parashikuar të mbaheshin edhe zgjedhjet për kreun e bashkisë pas shkarkimit të Elvis Roshit nga ky post.

Në një intervistë për “Top Story” ai ka treguar arsyet se përse u shtynë zgjedhjet e Kavajës. Ai tha se ka pasur disa struktura brenda dhe jashtë PD-së që do të shfrytëzonin protestën paqësore të opozitës për të krijuar trazira dhe përplasje mes militantëve

“Kemi pasur të dhëna për disa struktura brenda dhe jashtë partisë demokratike që do të krijonin trazira në Kavajë. Ata ishin pjesë e strukturave partiake, por edhe elementë jashtë saj. Kemi pasur të dhëna nga burime tona dhe nga jashtë nesh dhe se do kishte përplasje gjatë votimeve”, tha Xhafaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?