FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Xhixho: Të vendosim sot, për qeverisjen e ardhshme lokale

“Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë mbi të gjitha për gratë, pasi sot me votën tonë na jepet mundësia të mbështesim përfaqësimin e grave në vendimmarrjen lokale”.

Kështu është shprehur sot publikisht kryetarja e Këshillit Kombëtar Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, gjatë një dalje publike, shoqëruar edhe me femra të tjera përfaqësuese të njohura të kësaj force politike.

Qetësia me të cilën po ecën procesi, sipas saj, padyshim është edhe falë kontributit të grave dhe vajzave në këto zgjedhje të cilat do të përfaqësohen me 50% në këshillat bashkiak.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pjesëmarrja jonë masive dhe vota jonë do të garantojë më shumë shërbim dhe punësim nesër, prandaj duhet të votojmë masivisht për të pasur mundësinë për të kërkuar më shumë llogari nga të zgjedhurit tanë nesër. Ndaj ftoj të gjitha gratë dhe vajzat të cilat për arsye të ndryshme nuk kanë pasur mundësi të votojnë, t’i drejtohen kutive të votimit dhe të bëhen pjesë e kësaj dite historike të përfaqësimit tonë.  Kanë ngelur më pak se 3 orë nga mbyllja zyrtare e procesit të votimit, ndaj ju ftoj që të vendosim sot për qeverisjen e ardhshme lokale. Votoni! Votoni! Votoni!”, apeloi Xhixho.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?