Xhufi: Putinizëm akademik! Zgjedhjet tek Albanologjia farsë

Profesori Pëllumb Xhufi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se në universitetet publike prej 20 vitesh të njëjtët persona zgjidhen dhe rizgjidhen në poste drejtuese. Ai i konsideroi farsë zgjedhjet në Institutin e Albanalogjisë, duke akuzuar ministren teknike të Arsimit. Deputeti demokrat, Luçiano Boçi fajësoi ministren Lindita Nikolla për ndryshimin e emrit të këtij institucioni.

Xhufaj: Bëhet një lidhje e shkurtër midis kandidatëve për drejtor të Institutit Albanalogjik dhe ministres së re teknike, brenda ditës. U organizuan zgjedhjet që është mungesë serioziteti që ndryshoi edhe emrin Akademi Albanalogjike që është butafori. Pra organizohen këto zgjedhje që janë realisht farsë. Ka ardhur një qeveri që nuk është qeveria që të vuri ti. Jemi qendër shkencore, s’jemi me drejtor të përjetshëm. Edhe universitetet në 25, rektor, zv/rektor, dekan, zv/dekan. Putinizëm akademik.

Boçi: Për çështjen e transferimit të emrit në Akademi është bërë takim informal midis ministres Nikolla dhe anëtarëve të Senatit. U konsiderua riorganizim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhufi: Nuk u përfshimë në ligjin e arsimit të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boçi: Ata nuk qëndruan urtë dhe kur tentuan t’i marrin godinën.

Xhufi: Kur ju morë godina, duhet të ulërinin.

Boçi: Pa viston e ministres nuk e bënin ata të senatit dhe nuk e ka bërë ministrja teknike.

Xhufi: Ajo futi duart edhe në politikën e jashtme të shtetit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?