Ylli Manjani: Edi Rama i bën më LSI të gjithë ata që quhen Ilir

Ish-ministri Ylli Manjani ka reaguar sot lidhur me deklaratën e Edi Ramës për blerjen e zgjedhjeve në Sarandë. Fillimisht ishte LSI-ja e Sarandës që denoncoi një makinë që blinte vota. Por Edi Rama, informoi median se makina nuk ishte e një aktivisti të PS, por e Ilir Hysit të LSI.

Nga verifikimet rezultoi se vërtetë makina ishte në pronësi të Ilir Hysit, por jo Ilir Hysit të LSI-së por një personi më të njëjtin emër që e kish dhënë me qera tek Jani Bregasi. Jani Bregasi është një aktivist i PS që punon me kandidatin e PS-së në Vlorë, Alket Hyseni. Pra, rezultoi se Edi Rama tentoi të manipulonte opinionin duke u nisur nga ngjashmëria e emra.

Për këtë lajm të rremë të shpërndarë nga vetë Kryeministri ka reaguar Ylli Manjani. “Kështu ndodh kur Kryeministri braktis detyrën! I bën me LSI të gjithë ata që quhen Ilir! “Mrekullia Kushtetuese” nuk i ka punët mirë, jo!”,- shkruan në Facebook, Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama

LEXONI EDHE:

Swiss Digital Mobile Reklama

Bllofi i Edi Ramës. Personi që blinte vota në Sarandë është i PS, jo i LSI. Ja prova

Saimir Tahiri mesazh për komisionerët e PS

Denoncimi/Ja si po blihen votat në Ksamil…

Ish-kreu i komunës Rrashbull denoncon socialistët për manipulim

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?