Ylli Manjani: Qeveritarët marrin vaksina perëndimore, qytetarët mall kinez
Politikë E Hënë, 29 Mars 2021 18:08

Ylli Manjani
Nga Ylli Manjani –
Ndërkohë për të mos u harruar:
- Mesatarisht, kosto e trajtimit të çdo të infektuari me COVID ishte 100 000 lekë (të reja). Mesatarisht sepse ka patur persona që kanë harxhuar më shunë se kaq, por edhe të tjerë me më pak.
- Të gjitha këto kosto ishin shpenzime shtesë e të paparashikuara familjare, ndërkohë që sistemi shëndetësor as tampona nuk ofroi, jo më barna.
- Më shtrenjtë sigurisht e paguan ata që humbën të afërmit e tyre. Akoma edhe më shtrenjtë ata që i humbën të afërmit të vjedhur e të keqtrajtuar në spitalet e “reformuara”!!!
- Qeveria ndoqi dy politika ekstreme: mbylljen totale deri me dhunë ushtarake kur nuk kishte raste të shumta, dhe hapjen me qëllim imunizimin e tufës kur rastet shkuan në pik. Vetëm masa ndaj virusit nuk mori…
- Vaksinimi që ka nisur është :
° i pasigurtë për na cilësia e vaksinës.
° diskriminues dhe i pabarabartë. Të vaksinuarit me pushtet e marrin vaksinë perëndimi, të tjerët kineze.
- Sistemin shëndetësor e bojkotuan edhe mjekët që punojnë në të. Shumë prej tyre u trajtuan jashtë shteti. Të tjerët në shtëpi. Ata që u trajtuan në spital këtu ndërruan jetë.
- Shteti nuk u gjend në krah të njerëzve për si dhunues i lirive dhe të drejtave të tyre.
Nëse pas këtyre fakteve të përjetuara, ende ky quhet mirmenaxhim i pandemisë, vërtetë nuk ka më faj Rama.
KOHA JONË SONDAZH

