Ylli Manjani: Rastet e abuzimit të policisë po shtohen
Nga Ylli Manjani
“Shoqërohet në Polici, pa asnjë shkak, Rektori i Universitetit të Tiranës”- raportojnë lajmet.
Vetë Rektori e konfirmon këtë gjë.
———–
Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë tjetër për të kuptuar abuzimin e Pol[twocolumns] your text here [/twocolumns][twocolumns class=”omega”] your text here [/twocolumns]icisë me ligjin!
Shoqërimi në Polici, sipas Ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodit të Procedurës Penale, bëhet vetëm në bazë të një arësyeje reale, pra në kushtet e një emergjence nga reagimi i dhunshëm ndaj policisë, ose në kushtet e flagrancës ose në bazë të një vendimi gjykate apo urdhëri të Prokurorit.
Çdo veprim tjetër jashtë këtyre rrethanave është abuzim me ligjin!
Policia nuk është organ zyrash, por terreni. Verifikimet janë plotësisht të mundshme të bëhen në terren.
Rastet e abuzimit po shtohen, madje edhe ndaj autoriteteve publike.
Ky lloj abuzimi me ligjin po synon ne thelb të vendosë fuqinë e Policisë mbi çdo autoritet tjetër!!!
Ky nuk është shtet ligjor, por policor!
KOHA JONË SONDAZH

