Zbardhen batutat e Berishës me Angjelin në Kuvend

Seanca e Kuvendit të Shqipërisë ku edhe u votua për zgjedhjen e Gramoz Ruçit si kryeparlametar, ka pasur edhe batuata dhe shkëmbime diskutimesh.

Një i tillë ka ndodhur edhe mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe deputetit socialist, Anastas Angjeli.

Ata të dy kanë shkëmbyer batuta në sallën e Kuvendit në lidhje me përzgjedhjen e ministrave nga Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anastas Angjeli u zgjodh sekretar i komisionit që menaxhoi procesin e votimit të deputetëve, dhe ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund ta kalonte në heshtje këtë moment.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Të premtoi për ministër dhe të bëri sekretar”,- ju drejtua Berisha Angjelit, duke ju referuar një premtimi që sipas tij, ja ka bërë kryeministri Rama.

Berisha: He Cac të premtoj për ministër dhe të caktoi sekretar.

Angjeli: Jo nuk më premtoi.

Berisha: Po, po të premtoj, mos thuaj që s’të premtoi, por të mashtroj të tha se i bashkova ministritë prandaj nuk gjeta vend.

Angjeli: Nuk më premtoi po në qoftë se ka folur me Lulin atë e di ti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?