FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhen prapaskenat/ Duka i dërgoi SMS Ramës, ja çfarë i tha

Marrëveshja politike mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, erdhi si ftesë për një tryezë që tv zgjidhte krizën politike nga Partia Agrare Ambientaliste dhe Partia Republikane.

Dy partitë opozitare organizuan dje tryezën mes partive politike për të negociuar krizën politike, e cila pas shumë orë diskutimesh mes Ramës dhe Bashës, u vendos që zgjedhjet të jenë më 25 qershor.

Kreu i PAA Agron Duka, siç ka edhe thënë se është marrë personalisht me Kryeministrin Edi Rama. Ka qenë ai që i ka dërguar SMS Ramës për ta ftuar në mbledhjen e partive.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me Ramën u mora unë, i cova SMS. Pata një përgjigje evazive”, u shpreh Agron Duka në emisionin “Opinion”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përgjigjia që Rama i dërgoi Agron Dukës ka qenë kjo: “Mos u merrni me mbledhje të kota, unë s’kam kohë. Faleminderit për ftesën”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?