Zbardhen tabulatet, deputetët “rebelë” që nuk votuan marrëveshjen Rama-Basha
Seanca e jashtëzakonshme e së hënës, e thirrur pas marrëveshjes Rama-Basha që zgjidhi krizën politike, nuk i fitoi votat e 126 deputetëve pjesëmarrës në sallë. Kjo pasi disa nga deputetë nuk i votuar disa prej ligjeve, pjesë e marrëveshjesm duke mos dashur kështu të jenë pjesë e paktit që ka shkatuar debat dhe pakënaqësi tek aleatët e PS-së dhe PD-së.
Mosvotimi i ndryshimeve ligjore nga ana e deputetëve, ka qenë për tre ligjet që kaluan pa diskutim si pjesë e marrëveshjes së arritur më 18 Maj pas një takimi të gjatë kokë më kokë mes kryeministri Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Gjithashtu votim zhblloki Vettingut, me votimin e anëtarëve të PD-së për komisionin AdHoc.
Për ndryshimet në kodin penal lidhur me ashpërsimin e masave për shitjen e votës, nuk ka votuar as kryeministrit Edi Rama. Megjithëse ka qenë në sallë, Rama nuk e ka shtypur butonin, duke abstenuar, shkruan “BW”.
DEPUTETËT PREZENTË QË NUK KANË VOTUAR NDRYSHIMET NË KODIN PENAL
Erion Braçe PS
Spartak Braho LSI
Kozma Dashi PD
Mesila Doda PDIU
Vangjel Dule
Shpëtim Idrizi PDIU
Monika Kryemadhi LSI
Kejdi Mehmetaj LSI
Nard Ndoka PDK
Dashamir Peza PS
Edi Rama PS
Eduard Selami PD
Mira Shehu PS
Vangjel Tavo LSI
Në rastin e ligjit për mediat audiovizive, i cili detyron televizionet private të transmetojnë reklama falas ku nuk kanë votuar 8 deputetë të PD-së, 5 të PS, 4 të LSI, 2 të PDIU si dhe Blushi, Hafizi e Dule. Deputetja Mesila Doda por edhe ata të LIBRA-s kanë pohuar se janë vënë në dijeni me ligjin momentin e fundit dhe kanë zgjedhur edhe pse të pranishme të mos e votojnë ligjin.
LISTA E DEPUTETËVE QË NUK KANË VOTUAR LIGJIN PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE
Eduart Bejo PS
Ben Blushi
Gerti Bogdani PD
Erion Braçe PS
Spartak Braho LSI
Dhurata Çupi PD
Kozma Dashu PD
Mesila Doda PDIU
Vangjel Dule
Mimoza Hafizi
Shpëtim Idrizi PDIU
Monika Kryemadhi LSI
Kejdi Mehmetaj LSI
Bedri Mihaj PD
Dashamir Peza PS
Genc Pollo PD
Xhemal Qefalia PS
Eduard Selami PD
Mira Shehu PS
Vangjel Tavo LSI
Jozefina Topalli PD
Albana Vokshi PD
Po kështu edhe për ligjin për financimin e partive politike, i cili ka marrë 118 vota. Sërish shihen të njëjtët emra si në dy ligjet e para që nuk kanë pranuar të bëhen ‘pjesë’ e marrëveshjes PS-PD.
DEPUTETËT QË NUK KANË VOTUAR PËR LIGJIN PËR PARTITË POLITIKE
Ben Blushi
Erion Braçe PS
Spartak Brahi LSI
Majlinda Bregu PD
Kozma Dashi PD
Mesila Doda PDIU
Mimoza Hafizi
Bedri Hoxha PR
Shpëtim Idrizi PDIU
Keltis Kruja PD
Monika Kryemadhi LSI
Kejdi Mehmetaj LSI
Ylli Petraj PS
Dashamir Peza PS
Aqif Rakipi PDIU
Eduard Selami PD
Mira Shehu PS
Vangjel Tavo LSI
Jozefina Topalli PD
KOHA JONË SONDAZH

