FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhen takimet në Tiranë, të Drejtorit të Zgjerimit të BE-së

Drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Christian Danielsson vizitoi sot Tiranën. Ai u takua me Kryeministrin Rama, Ministrin e Punëve të Jashtme Bushati, Ministren e Ekonomisë Ekonomi, Ministren për Integrimin Evropian Gjosha, Kreun e Kuvendit Meta dhe Kryetarin e Partisë Demokratike Basha.

Ai përgëzoi udhëheqësit politikë për shfaqjen e pjekurisë demokratike me arritjen e një marrëveshjeje për zgjidhjen e ngërçit politik. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit pa probleme të marrëveshjes.

Danielsson përsëriti se fillimi i shpejtë i procesit të vettingut është tani kyç për rrugën e Shqipërisë drejt integrimit Evropian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu ai shkëmbeu gjithashtu mendime me autoritetet shqiptare për përgatitjet për Samitin e Triestes dhe në veçanti, për forcimin e mëtejshëm të integrimit ekonomik në rajon. U diskutua gjithashtu sesi të nxitet zbatimi i agjendës ndërlidhëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa shprehu gatishmërinë e Komisionit për të mbështetur zbatimin e planit të veprimit të qeverisë për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Danielsson përgëzoi Kreun e Kuvendit Meta për zgjedhjen e tij si President i Republikës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?