FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhet axhenda, ja kë do takojë kryediplomati grek në Tiranë

Ministria e Jashtme greke bën publike detaje nga axhenda e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias në Tiranë gjatë dy ditëve 6 dhe 7 qershor.

Sipas axhendës së diplomatit grek, të hënën më 6 qershor ai do të takohet fillimisht me homologun shqiptar Ditmir Bushati, me të cilin do të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më pas, Kotzias do të pritet nga presidenti Bujar Nishani dhe pasdite do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së dytë të qëndrimit të tij në Tiranë, më datë 7 pritet të zhvillojë një takim me kreun  opozitës, Lulzim Basha, si dhe do të mbajë një fjalim për marrëdhëniet shqiptaro-greke gjatë eventi të organizuar nga Universiteti i Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesë e axhendës së tij janë edhe takimet me përfaqësues të minoritetit grek në Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?