FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbardhet marrëveshja, por çfarë thonë dy kritiket e Bashës, Topalli dhe Bregu

Lulzim Basha dhe Edi Rama njohën deputetët me marrëveshjen e arritur pas mesnate rreth orës 17:00, dy orë pasi kishin diskutuar për modalitetet tek Pallati i Kongreseve për 5 orë.

Ndërsa marrëveshja u zbardh edhe në media, rreth saj kanë folur edhe dy zërat kritikë brenda Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu.

E pyetur nga News 24 deputetja Jozefina Topalli ka deklaruar se “marreveshja është interesante. Hyrja ne zgjedhje ajo qe doja”, ndërsa Majlinda Bregu në një prononcim për mediat fill pas saj u shpreh: “Mos më bëni të buzëqesh më tepër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

E njohur si një prej zërave që i dolën kundër disa prej vendimeve të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deputetja e kësaj partie, Majlinda Bregu reagoi edhe më herët për marrëveshjen e arritur mes liderit të opozitës dhe kryeministrit Rama për paketën “McAllister +”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Smile is the best revenge of all (Buzëqeshja është hakmarrja më e mirë)”, shkruan Majlinda Bregu në faqen e saj zyrtare në Facebook.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?