Zbardhet takimi, këshilla e Berishës për Bashën: Gara të jetë…
Partia Demokratike pas disfatës dhe humbjes drastike në zgjedhjet e 25 qershorit, ka përpara sfidën për rimëkëmbjen e partisë. Kështu më 24 korrik, anëtarësia e PD-së do të votojë për kreun e ri të partisë. Në garë e të cilës është edhe Lulzim Basha edhe pse i ka “ngrirë” funksionet e tij.
Ai sot ka zhvilluar një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Burime ende të pakonfirmuara, pohojnë se në takim përveç situatës politike brenda PD-së, Basha dhe Berisha kanë diskutuar për garancitë e një procesi të pastër dhe pa ndikime.
Mbi këto elementë, që janë garancitë e kërkuara nga konkurrentët e Lulzim Bashës, për të pasur një garë të hapur dhe të ndershme, u zhvillua dhe takimi në zyrën e ish-kryeministrit Sali Berisha mes tij dhe Bashës.
KOHA JONË SONDAZH

