FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Zbulohet” emri i ministrit të parë në kabinetin qeveritar “Rama 2”

Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama kanë siguruar mazhorancën e nevojshme prej 74 votash për të qeverisur të vetëm pa patur nevojën e aleatëve të tjerë.Por tanimë që nuk ka më dilema sa i përket “timonin”, pikëpyetje ka mbi përbërjen e ekipit qeveritar.

“BalkanWeb” raporton se gjatë një prononcimi për mediat lokale, kandidati i dytë i listës së PS-së në Qarkun e Kukësit, Safet Gjici, i cili nuk arriti dot ta fitonte mandatin e deputetit ka rrëfyer se ai do të hyjë në Parlament, për shkak se sipas tij Mimi Kodheli do të jetë pjesë e qeverisë “Rama 2”, ku edhe njëherë duket se do të respektohet standardi që ministri nuk mund të jetë njeherazi edhe deputet. Gjici renditet i dyti në listën e PS të Qarkut të Kukësit, pas Kodhelit që e siguroi mandatin e deputetes.

Por për shkak se zgjedhja e ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit, Edi Rama është ende e pakonfirmuar zyrtarisht nëse kjo deklaratë e Gjicit bazohet mbi dëshirën e tij personale për të qenë pjesë e Kuvendit të ri apo se Kodheli e ka ndarë vërtet me të faktin që do jetë pjesë e qeverisë së re.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?