Zëdhënësja e PD: E vërteta e ‘abstenuesve’ mbrëmë në Kryesi

Zbardhja e një pjesë të mirë të bisedimeve në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, si dhe deklaratat e grupit ‘anti-Basha’, se veç votave kundër kishte edhe 20 abstenime, ka sjellë reagimin e zëdhënëses se PD-së, Ina Zhupa.

Me anë të një postimi në Facebook, Zhupa i quan si Fake News, deklaratat në fjalë, pasi sipas saj e vërteta ësthë ndryshe, ndërkohë që sjell edhe numrin e votave pro, kundër dhe abstenim ndaj propozimit të Gent Malkos.

Ajo shprehet se nuk dëshiron të bëjë publik emrat e atyre që votuan dhe sesi votuan, por shprehet se të gjitha lajmet mbi abstenimet janë të gënjeshtërta.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Më vjen shumë keq kur shikoj të përhapur një lajm fallso që nuk e kuptoj dot nga e ka burimin. Ndjej si detyrë të informoj se dje në mbledhjen e kryesisë, pjesë e të cilës jam edhe unë kemi zhvilluar disa votime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Votimi i parë dhe ai që është përhapur si FAKE NEWS ishte propozimi i anëtarit të kryesisë Gent Malko i bërë edhe publik. Ky propozim u hodh në votim nga treshja drejtuese e kryesisë.

Në këtë votim rezultati ishte:

24 Kunder propozimit te Z. Malko

11 Pro propozimit të Z. Malko

10 Abstenime

Pa dashur të bëj publike emrat e anëtarëve dhe votën se nuk është detyra ime, desha të bëj me dije që çdo lajm që flet për rezultat abstenues është i pavërtetë.

Interpretimet e këtij rezultati të vërtetë po ja lë gjithsecilit ti bëj.

Një gjë është e sigurt PD sapo ka hapur një garë, e cila duhet të na forcojë, të na bashkoj dhe të na japi mundësi të ecim përpara. Fituesin e përcakton anëtarësia e partisë sipas parimit: Një anëtar, një votë“, shprehet Zhupa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?