Zelensky reagon për takimin e së hënës në Bjellorusi: Nuk besoj se do të ketë rezultate!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të shkurtër televizive se nuk pret shumë nga takimi midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, që do të zhvillohen të hënën.
“Do të jem i sinqertë, si gjithmonë: Nuk besoj shumë se ky takim do të ketë rezultate, por le ta provojnë, në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël.
Dhe teksa djemtë tanë janë atje, presidenti është këtu, shefi i shtabit është këtu, kryeministri është këtu, ushtria është këtu, komandanti i përgjithshëm është këtu. Të gjithë do të mbrojmë shtetin dhe kufijtë tanë”, tha Zelensky.
Sot zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgeny Yenin tha se bisedimet midis delegacioneve ruse dhe ukrainase do të zhvillohen të hënën në mëngjes me orën lokale, në kufirin mes Ukrainës dhe Bjellorusisë.
KOHA JONË SONDAZH

