Zëri Amerikës: Gjermania voton për udhëheqësin e ri të Qeverisë
Sot rreth 60 milionë qytetarë me të drejtë vote në Gjermani, vendosin për udhëheqjen e re të vendit.
Ligjvënësit që do të fitojnë në zgjedhjet e sotme, do të vendosin se kush do të zëvendësojë kancelaren popullore në largim Angela Merkel.
Kancelarja Merkel, forca shtytëse që e radhiti Gjermaninë si ekonominë kryesore të Evropës, po largohet pas 16 vjetësh në krye të qeverisë së drejtuar nga Unioni Kristian-Demokrat (CDU) i qendrës së djathtë.
Zonja Merkel kishte ngurruar të mbështesë ndonjërin prej drejtuesve të partive të ndryshme politike që konkurrojnë për pozitën e saj, përfshirë zëvendëskancelarin Olaf Scholz nga Partia Social Demokratike.