Zëri i Amerikës, jehonë qëndrimit të Metës për anulimin e 30 qershorit
Nga Zëri i Amerikës –
Në Shqipëri Presidenti Ilir Meta njoftoi sot se ka vendosur të shtyjë datën e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit. Njoftimi i tij u bë pak përpara nisjes zyrtare të protestës së opozitës sot në mbrëmje. Presidenti ka bërë të ditur vetëm anullimin e dekretit me anë të të cilit ai kishte shpallur 30 qershorit si datë, duke shpjeguar se “ditën e hënë, datë 10 qershor, në mëngjes, Institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publikisht me dije të gjithë argumentat shteruese kushtetues, ligjorë dhe logjikë që çuan në marrjen e këtij vendimi”.
Në deklaratën e shpërndarë nga zyra e tij, zoti Meta shpjegon arsyet e vendimit të tij. Sipas deklaratës, ky vendimi ka ardhur si pasojë e “shqetësimit të thellë për situatën kritike të krijuar në vend si pasojë e mos-reflektimit të asnjërës palë”, dhe se për këtë ai “ka patur parasysh domosdoshmërinë e çtensionimit urgjent të situatës dhe të rrezikut të përshkallëzimit të paparashikueshëm të konfliktit në vend, se ka marrë përgjegjësinë e lartë kushtetuese e institucionale, dhe i bindur se mbrojtja e parimeve kushtetuese është më e rëndësishme se çdo afat ligjor, si Kreu i Shtetit dhe duke iu përmbajtur betimit për t’i shërbyer ruajtjes me çdo kusht të stabilitetit, paqes sociale dhe unitetit kombëtar, dhe se ka vetëdijen e plotë se kushtet aktuale nuk mundësojnë zhvillimin e zgjedhjeve të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë kriter kryesor i Kopenhagës dhe në kushtet aktuale, për mungesë përgjegjësie të të dy palëve, po shkojmë drejt votimeve një partiake. Në këtë mënyrë minohet çdo mundësi për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, dëmtohet imazhi si vend anëtar i NATO-s dhe cenohet kryesimi i OSBE-në për vitin 2020”.
Në deklaratën e tij, presidenti fton “të gjithë aktorët e përgjegjshëm vendas dhe ndërkombëtarë të bashkojnë kontributet konstruktive për rivendosjen urgjent të dialogut të pazëvendësueshëm politik dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe që i shërben të ardhmes evropiane të Shqipërisë”.
Lexoni edhe…
- Presidenti Ilir Meta shfuqizon dekretin, nuk ka zgjedhje më 30 qershor
- Rama reagon për dekretin e Presidentit: Unë do bëj zgjedhje vetëm dhe pa datë
- Nis protesta e opozitës. Shqiptarët zbresin në shesh kundër Edi Ramës
- Policia u bllokon flamujt e partive politike
- Protesta e opozitës, zyrtari i policisë dhunon gazetarin
- Policia: Dhunës në protestë do t’i përgjigjemi me dhunë
- PD: Deklarata e Policisë nxit dhunë dhe nuk i shërben stabilitetit të vendit
- Klientelizmi dhe korrupsioni, Shqipëria në prag të katastrofës
- Qeveria gjermane: Bandat shqiptare bashkëpunojnë me mafian italiane
- DW: A do të ngrenë përgjimet qytetarët në protestë?
KOHA JONË SONDAZH

