Zv/kryetari i LSI komenton në postimin e vajzës së Agollit: Dritëroi i shpëtoi nderin PS
Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, njëri prej themeluesve të Partisë Socialiste 28 – vjet më parë e më pas Sekretar i PS-së, deputet dhe ministër në disa qeveri të Partisë Socialiste, ka bërë edhe një koment në faqen e vajzës së Dritëro Agollit në fb sot në ditën e themelimit të PSSH.
Zëvendëskryetari i LSI-së revokon rolin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli në angazhimin e tij në rradhët e Partisë Socialiste.
Ja komenti i plotë:
“Elonë e dashur,
Pa Dritëronë, Partia Socialiste nuk do të ishte bërë kurrë ajo që u bë më pas, forca e solidaritetit dhe e humanizmit për njerëzit e thjeshtë e patriotë!
Ai ishte shpirti i saj që na bashkonte të gjithëve e që të gjithë e donim njesoj kur na përgëzonte e kur na qortonte!
Sepse ishte Dritëroi!
Pasi iku Dritëroi, ke dëgjuar të flasë ndonjë tjetër atje për solidaritet, për humanizëm e për patriotizëm?
Dritëroi i shpëtoi nderin Partisë Socialiste që pranoi të bëhej një nga anëtarët e kryesisë së saj, sepse pas asaj lukunie që u ndërsye kundër tij në Kongresin e 10-të të PPSh-së, moszgjedhja e Dritëroit, do ta bënte të pabesueshëm procesin e lindjes së Partisë Socialiste, e cila qe produkt i vendosmërisë së njerëzve progresistë e mendjehapur ndër delegatët e atij kongresi!”.

Një pjesë e grupit parlamentar të PSSH. Foto e vitit 1999
KOHA JONË SONDAZH

