FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet 2015, pritet të mblidhet dega e PD në Kurbin, të djathtët nuk votojnë

Dega e Partisë Demokratike në Kurbin pritet të mblidhet për të dalë me një qëndrim lidhur me anomalitë që ka konstatuar kjo forcë politike deri më tani. Problematika kryesore sipas Partisë Demokratike është shpërndarja e materialeve zgjedhore.Sipas saj materialet zgjedhore janë shpërndarë pa procesverbale, pas pasur prezencën e asnjë prej përfaqësuesve dhe vëzhguesve të tyre. PD e Kurbinit kundërshton gjithashtu shkarkimin e komisionerëve të djathtë dhe emërimin që është bërë në orët e para nga KQZ të kryetarit të KZAZ Fran Nezha dhe nënkryetares Majlinda Cara. Edhe pse është thënë që këta dy përfaqësues që do të kenë në kontroll të gjithë procesin janë të shoqërisë civile, PD ka deklaruar se Nezha është përfaqësues politik dhe aktivist i PS.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?