Zgjedhjet 2017, KQZ: Rama pëson në Elbasan humbjen më të madhe krahasuar me 2013-n 

Nga Ilir Sinanaj

Partia Socialiste në qarqet e Dibrës, Korçës dhe Elbasanit, me listat shumëemërore të kandidatëve për deputetë, të kryesuar përkatësisht nga Ilir Beqaj (Dibër), Niko Peleshi (Korçë) dhe Taulant Balla (Elbasan) ka dalë me humbje në zgjedhjet e vitit 2017, krahasuar me ato të vitit 2013. Këtë e bën të ditur Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ). Kështu, krahasuar më zgjedhjet e viti 2013, në ato të vitit 2017 PS-ja mori 308 vota më pak në Dibër, 797 vota më pak në Korçë dhe 2208 vota më pak në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që vihet re ndjeshëm është se qarku i Elbasanit, krahasuar me vitin 2013, në zgjedhjet e vitit 2017 mori 2205 vota më pak. Një ndër arsyet e këtij rezultati është ndëshkimi që qytetarët i kanë bërë partisë së Edi Ramës, për faktin se në qarkun e Elbasanit, për të kryesuar listën shumëemrore të kandidatëve për deputetë të subjektit politik që ai drejton, Rama vendosi Taulant Ballën. Ky i fundit njihet si një zhurmues i Ramës në parlament. Nga ana tjetër, ai është edhe një njeri i besuar i Ramës, i cili nuk ngurron të bëjë gjithçka për ta kënaqur atë. Kjo është parë shpesh në media si edhe në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shpotitës është fakti se në 2013-n, lista shumëemërore e kandidatëve për deputetë e PS-së për qarkun e Elabasanit kryesohej nga intelektuali Ben Blushi. Mesa duket qytetarët elbasanas nuk ia kanë falur harbutërinë, që Rama dhe Balla treguan kundrejt intelektualit Ben Blushi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?