Zgjedhjet – Braçe akuzon Bashën: Gënjeshtrat të janë kthyer në hall

Deputeti i PS, Erion Braçe ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha  në lidhje me atë që po diskutohet për arritjen e një marrëveshje. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe thotë se Basha ka gënjyer të gjithë dhe tani gënjështrat i janë kthyer në hall.

Braçe thotë se kreu i PD, ka gënjyer në mënyrë të veçantë aleatët duke i lënë ata jashtë procedurave zgjedhore.

Deputeti socialist thotë zbulon gjithashtu se Bash aka gënjyer edhe për datën e zgjedhjeve pasi në të dyja paktet nuk ka asnje rresht per shtyrjen e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagimi i Erion Braçes ne FB

Swiss Digital Mobile Reklama

LYLZIM, I KE GENJYER TE GJITHE;
GENJESHTRAT TE JANE KTHYER NE HALL!
JANE HALLET E TUA AMA, JO TONAT!

Per shkak te Lylzim Bashes,
ne kete vend, genjeshtra konsiderohet si normalitet, mund te thuhet pa teklif e per pasojat qe vijne prej saj, detyrimisht duhet te angazhohen te tjere per te gjetur zgjidhje.

Ja pershembull;
I ka genjyer te gjithe ne partine e tij dhe nder aleate, per paketen Mc’Allister dhe paketen Rama te leshimeve ndaj tij;
Per ta bere me te besueshme genjeshtren, i peshtyu te dyja paketat fort sa si mbeti pika e lengut ne trup.
Tani ka nxjerre llapen e po i lepin po aq fort sa po permbytet ne ujra dhe po e ze igrasia.
I do te dyja bashke tani, por me genjeshtrat e tij brenda ne dokumente edhe pse ato nuk egzistojne kund.

I genjeu te gjithe per Daten e Zgjedhjeve, ne partine e tij dhe nder aleate;
I mbajti jashe procedurave kushtetuese zgjedhore, nuk i la te rregjistroheshin, nuk i la te organizoheshin e beheshin gati per zgjedhje deri tani ne fund, i nxorri jashte afateve, duke i genjyer per daten e zgjedhjeve, nderkohe vete ka tre muaj qe ben fushate elektorale.
Ne te dyja paketat, nuk ka asnje rresht per shtyrjen e zgjedhjeve.
Nderkohe, ne cdo takim, PS ka patur qendrimin e qarte e te vendosur, per te respektuar afatin kushtetues te zgjedhjeve, percaktuar me dekret te pandryshueshem te Presidentit te tyre Bujar Nishani.

I ka genjyer te gjithe, vecanerisht aleatet per koalicionet, futjen e krereve te partive aleate ne listen e PD, nderkohe qe secili prej tyre ka pretendimin te jete me i madh se 1 dhe po ja perplas ne fytyre kete;
I mbajti edhe per kete jashte procedurave zgjedhore, qellimisht e dogji afatin e regjistrimit te koalicioneve deri sa loja nisi me regullat ne fuqi e te pandryshueshme kur nje pale eshte ne fushe, ne zgjedhje dhe pa koalicion.

Tani genjeshtrat e tij i jane kthyer ne hall!
Jane hallet e tij.
Ne nuk mund te zgjidhim hallet qe budallai i Tiranes i krijon me qef pas cdo genjeshtre qe ju thote te gjitheve me po kaq qef!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?