Zgjedhjet dhe kanabisi – Ministri Demiraj 30 minuta kokë më kokë me kryeprokurorin Llalla

Ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi  një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Takimi i nisur në orën 10:00 zgjati rreth 30 minuta dhe u zhvillua në ambientet e prokurorisë në vijim të takimeve intesive të nisura që prej marrjes së detyrës.

Në fokus të takimit ishte koordinimi më i mirë ndërinstitucional për rritjen e efektshmërisë për goditjen e elementëve dhe veprave të rënda kriminale në vend

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë ministri i ri, Dritan Demiraj zhvilloi një takim me Drejtuesit e Policisë së Shtetit, ku shpalosi tre prioritetet kryesore të mandatit të tij, ku nuk kanë munguar edhe paralajmërimet ndeshkuese për ata që i shkelin ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në takimin me drejtorët e policisë në rrethe, Demiraj renditi si prioritet të parë dhe kryesorin  garantimin e një procesi zgjedhor me standarde të larta profesionale nga ana e Policisë së Shtetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?