Zgjedhjet e 18 qershorit, Osmanaj: KQZ nuk duhet të bëhet kamikaz

Mbledhja e sotme e KQZ u shoqërua me debate.

Përfaqësuesi juridik i PD në këtë institucion Ivo Kaso kundërshtoi miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit, duke theksuar se duhet pritur ankimimi në Kolegjin Zgjedhor.

Por kryetari i KQZ Denar Biba theksoi se të drejtën e ankimimit e kanë partitë e regjistruara për zgjedhjet e 18 qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq nënkryetari Hysen Osmanaj deklaroi se KQZ nuk duhet të kthehet në kamikaz.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ivi Kasa :”I kërkuam Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të respektonte ligjin, të respektonte atë çka ka qenë praktika e punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që kjo lloj vendimarrje që propozoni ju, që keni sjellë në tavolinë merret mbasi ka përfunduar afati dhe eventualisht në qoftë se ka pasur ankim, mbasi Kolegji Zgjedhor ka vendosur në mënyrë përfundimtare se cilat do të jenë subjektet që garojnë për një palë zgjedhje.

Kjo vendimarrje është e parakoshme dhe nuk mundet të shqyrtohet sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në dijeninë time ka subjekte të cilat janë duke ushtruar dhe do ta ushtrojnë të drejtën e tyre për ankim ndaj kësaj vendimmarje të Kolegjit Zgjedhor. Për këtë arsye do t’iu kërkoja që këto vendime të merreshin në kohën e duhur.”

Denar Biba: “Mund të ketë subjekte të tjera politike pafund nëpër vend, ne kemi 128 parti politike, por asnjë prej tyre përveç këtyre të 17-ta, nuk kanë legjitimitet në kuptim interesi real, të ligjshëm për të ankimuar për vendimarrje, nga ana tjetër duke iu referuar ligjit.”

Hysen Osmanaj: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk duhet të bëhet kamikaz, që të hedhim benzinë në zjarr por duhet të zbatohen me përpikmëri të gjitha nenet e ligjit zgjedhor dhe ti shërbejë situatës.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?