FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i OSBE vlerëson Policinë e Shtetit: Është rritur besimi tek publiku

Pas përfundimit të Misionit të Monitorimit së Zgjedhjeve OSBE-ODIHR të 25 Qershorit, Ambasadori dhe drejtuesi i këtij misioni Peter Tejler ka vlerësuar bashkëpunimin me Policinë e Shtetit në këtë proces zgjedhor. Me anë të një letre drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit Haki Çako, Tejler shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Misionit të Monitorimit.

Tejler ka vlerësuar në veçanti edhe rolin që drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit kanë luajtur në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. “Në veçanti dëshiroj të shpreh vlerësimin tim të thellë për mbështetjen e përditshme nga drejtuesit e Departamentit të Sigurisë dhe për të gjithë Drejtuesit Rajonal të Policisë së Shtetit lidhur me sigurinë e ekipit tim”, shkruan shefi i ODIHR në Tiranë.

Në mesazhin drejtuar Policisë së Shtetit ambasadori Tejler vë theksin tek rëndësia e rritjes së besimit të publikut. “Gjithashtu suksese në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit ndërmjet shtetasve shqiptar dhe Policisë së Shtetit”, shkruan ambasadori Tejler.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?