Zgjedhjet, Gjiknuri: Do doja ta kisha PD në garë për Vlorën
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka vijuar me prezantimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 18 qershorit.
Gjatë takimit me mnbështetësit ai theksoi edhe njëherë se opozita duhet të bëhet pjesë e zgjedhjeve parlamentare. Për Gjiknurin bojkoti nuk sjell asgjë pozitive.
Gjiknuri: “Tani Partia Demokratike po thotë, do dalim të komunikojmë me njerëzit dhe ti shpjegojmë bojkotin. Pra, do vijnë në Vlorë tu shpjegojnë ju se përse është më mirë bojkoti dhe pse është më i mirë rrëzimi i kësaj qeverie që ka bërë kaq shumë për Vlorën. Si do jua shpjegojnë qytetarëve këtë?! Ne u themi se jemi të lumtur, hajdeni bujrum na i shpjegoni të mirat e bojkotit. E mira do të ishte të hynit edhe në zgjedhje…..Realisht këtu në Vlorë unë do doja që Partia Demokratike të ishte në garë”.
Më tej, ai nënvizoi rëndësinë që ka fitorja e 18 qershorit për vazhdimin e reformave shtetndërtuese në Shqipëri.
Gjiknuri: “Ne këtu në Vlorë por dhe në të gjithë Shqipërinë po e ndjejmë se një shtet i reformave të thella dhe të bërit shtet po jep rezultatet e tij. Këto investime që Vlora si ka marrë ndonjëherë vijnë pikërisht për shkak të reformave. Po të vazhdojmë në këtë rrugë, Shqipëria do të bëhet shumë më e mirë. Jam i bindur se pjesëmarrja e lartë në votime do ti thellojë këto reforma në të mirë të qytetarëve”.
Kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës, Anduel Tahiraj, insistoi se e ardhmja e Shqipërisë është e lidhur ngushtësisht me këtë forcë politike.
KOHA JONË SONDAZH

